A r d h m ë r i a

Dita 7

Ramazani, muaji i vigjilencës, dita e 7-të

Ajet Kuranor: “Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse vërtetë All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!” (Zumer:53) Hadith profetik: “Vërtet, në xhenet është një derë e cila quhet ER-REJAN, hynë në të agjëruesit dhe nuk hyn në të askush tjetër përpos tyre. E kur të mbaron hyrja e tyre, mbyllet ajo derë dhe nuk hyn askush tjetër.” Duaja e ditës: O Mbikëqyrës i çdo gjëje, me mëshirën Tënde kërkoj ndihmë, ma përmirëso tërë gjendjen time dhe mos më lë të mbështetem në veten time, as sa një lëvizje e syrit! O Allah në këtë ditë më forco në zbatimin e urdhrave të Tua, ma mundëso shijimin e ëmbëlsisë së dhikrit Tënd, ma mundëso me mirësinë Tënde që të të falenderoj pandërprerë! Thënje e urtë: Cilësitë e muslimanit bashkëkohor: I shëndoshë në besim, i rregullt në adhurim, solid në moral, me kulturë të gjërë, i fortë në trup, i aftë për të fituar, kërkues ndaj vetvetes, i kujdesshëm ndaj kohës, i organizuar në punë dhe I dobishëm për të tjerët.
Scroll to Top