Ditë e shtunë 18.09.2010 datë e rëndësishme për shqiptarët në Iserlohn , e shtuna ishte dita kur shqiptarët filluan organizimin për të hapur xhamin e tyre në Iserlohn, vend i cili do të jetë çerdhe e ngrohjes shpirtërore të tyre. Një dijetar i njohur ka thënë: ëndrrat e të djeshmes janë realitet i sotmes kurse ëndrrat të sotmes janë realitet i së nesërmes, sigurisht është shumë impresionuëse dhe emocionale të bisedojmë për një xhami të shqiptarëve në Iserlohn për të cilën shumë kush nuk e ka menduar vetëm në ëndërr, por ja që sot ajo po bëhet realitet.
Fletë Ukshini për themelimin xhamisë :Herë pas here tuboheshim të Xhamia e turqve, por gjithmonë e kemi ndijë nevojë të kem një xhami tonën ku për veç faljes së namazit do të organizoheshim edhe ne nivel kulturor shqiptarë.
Pesë ditë më parë unë dhe tre shokë e mi Ismeti, Ramia dhe Ramazan Hoxha kemi vizituar Dortmund-in , dhe ndërkohe jemi taku rastësisht me hoxhën Rexhep Zyberi në xhamin ‘’ El-Medine’’ e kemi falur akshamin dhe aty jemi konsultuar për xhamin në Iserlohn dhe me atë raste hoxha na mbështet dhe ndihmon sidomos në përgatitjen e dokumentacionit që do të vjen më pas.
Pas këtij takimi me hoxhën kemi caktuar një takim qe do të jetë në Iserlohn në xhaminë e turqve ,hapjen dhe udhëheqjen e takimit e ka bërë hoxha Enver Jashanica. Konkluza qe doli nga kjo mbledhje ishte formimi i një bordi udhëheqës të xhamisë dhe kjo u arrit me mbështetjen e gjithë atyre që ishin prezent, ku kryesuesi i saj do të jetë Enver Jashanica, Ismet Parduzi zavendës, Rami Sali sekretarë, Ukshin Parduzi arkëtar. Pas propozimeve që pati rreth emrit u pajtuma një zëri që‘’Ardhmëria ‘’ të jetë emri i xhamisë e cila do të jetë njëkohësisht edhe shoqatë shqiptare kulturore.
Pastaj u përcollën të gjitha procedurat ligjore komunale dhe gjyqësore dhe pas afërisht tre muajve kemi marrë edhe lejen legale për hapjen e xhamisë e cila është tani.
E gjithë kjo iniciativ dhe organizim qe u përmend deri me tani sikur edha rezultatin e vetë ende pa u hapur xhamia ,me datën 16.11.2010 për herë të parë shqiptarët u organizuan për faljen e namazit të kurban bajramit në një objekt të improvizuar. Enver Jashanica kryetarë i Shoqatës Kulturore ARDHMËRIA e bëri faljen dhe mbajti fjalimin e hutbës së bajramit ku me atë rast edhe u sensibilizua e gjithë masa për terë ecurinë e procesit të deri tanishëm për hapjen e xhamisë dhe me atë rast filloj edhe anëtarësimi i xhematit thuajse në mënyrë kolektive.
Atë ditë me të vërtet ishte gëzim bajrami po edhe gëzim për informatën që morën njerëzit se tani më ishin bërë gjitha përgatitjet e duhura për hapjen e objektit të ri, dhe se kishte mbetur vetëm gjetja e objektit të ri. Me atë rast folën edhe Burhan Gashi medresant i cili foli për dimensionet e bajramit edhe në rrafshin kombëtarë si dhe Zejadin Qerimi i cili përshëndeti masën, thirri në unitet dhe premtoj edhe mbështetje në konsolidimin e objektit të ri.
Pas kësaj ceremonie të bajramit, kanë vazhduar ende takimet dhe angazhimet për të kompletuar tërë dokumentacionin, kështu që me datën 06.03. 2011 i gjithë ky mundë konkretizohet me hapjen solemne të xhamisë, ku kishte edhe program e ligjëratë nga hoxha i nderuar Enver Jashanica , ishte një pjesëmarrje e madhe dhe pati atmosferë të shkëlqyeshme , te gjithë u ndan të kënaqur dhe u zotuan se do të kontribuojnë të gjithë në mbarëvajtjen xhamisë. Ajo që mbetët sfidë në të ardhmen është ngjallja e xhamisë me aktivitete dhe shërbim sa ma të mire për xhematlinjët, me poshtë mund ti shihni disa foto të këtij manifestimi…