A r d h m ë r i a

TribunaTribuna Fetare organizuar nga Xhamia IKRA-SiegenTribuna

Tribuna Fetare organizuar nga Xhamia IKRA-Siegen

Ftesë pjesëmarrje në tribunën masive, me temë
“Gjallërimi i Bashkësive Islame në Gjermani”,
me rastin e 20-të vjetorit të themelimit të Xhamisë IKRA-SIEGEN.

Selamun Alejkum,
shumë të nderuar bashkëatdhetar,

me datën 03 tetor 2023, nga ora 12:30 – 18:00, do të kemi një tribunë me temën
“Gjallërimi i Bashkësive Islame në Gjermani”, me pjesëmarrjen e një elite hoxhallarësh dhe të ftuarish nga trojet shqiptare.

Tribuna është me karakter informativ, social, por do ketë gjithashtu edhe
ushqim (gatim-pije tradicionale dhe më gjerë),
argëtim (lojë shorti ku vendet e para mund të fitojnë umre, iPhone, tablet),
si dhe kënd lojrash për fëmijët.

Tribuna është e hapur për të dy gjinitë dhe fëmijët.

Vendodhja / Adresa:
Kristall Eventsaal – Zur Eisenkaute 14, 57299 Burbach, Siegerland, Gjermani

Për informacion na kontaktoni në WhatsApp dhe Mobil: 0157 840 32 788.

me nderime

Hoxha dhe Kryesia e xhamisë

Scroll to Top