28Sep/17

Dita e Ashurasë

Dita e Ashurasë (këtë vit pritet të jetë këtë të shtunë / pasnesër me datë 30.09.2017) është shumë e pëlqyeshme që të agjërohet dhe shpërblimi për të është falja e gjynaheve të vogla të vitit të mëparshëm. Po kështu është e pëlqyeshme që krahas Ditës së Ashurasë të agjërohet edhe dita para saj (29.09.2017).
Ashuraja është quajtur me këtë emër sepse i përket numri dhjetë (ashra), duke qenë se Ashuraja është dita e dhjetë e muajt Muharrem.

Pse e agjërojmë Ashurenë

Kur Profeti (Paqja qoftë mbi të!) erdhi në Medinë, i gjeti hebrenjtë agjërueshëm ditën e ashuresë.
Ai (Paqja qoftë mbi të!) u tha atyre: „Çfar është kjo ditë që po agjëroni?“, ata thanë:
Kjo është një ditë e madhe në të cilën Allahu e shpëtoi Musain (Paqja qoftë mbi të!) dhe popullin e tij, si dhe mbyti në det Faraonin dhe popullin e tij. Musai (Paqja qoftë mbi të!) e agjëroi atë ditë për falenderim, prandaj dhe ne e agjërojmë atë.
I Dërguar i Allahut (Paqja qoftë mbi të!) tha: „Ne jemi më të meritueshëm dhe më primarët për Musain sesa ju“.
I Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!) e agjëroi atë ditë dhe urdhëroi që të agjirohet (Bukhari 3943, Muslim 1130).
Ne e agjërojmë atë sipas modelit të Profetit (Paqja qoftë mbi të!) dhe si falenderim ndaj Allahut pët fitoren që i dha profetit të tij, Musait (Paqja qoftë mbi të!).

 

06Sep/17

Numri 7, Enigma që çudit botën!

Dyert e xhehenemit janë 7
Çudirat e botës janë 7
Ëndrrat e mbretit të Egjiptit ishin 7
Tavafi rreth Qabesë është 7 rrotullime
Saji mes Safasë dhe Merves është 7 ecje
Numri i ajeteve të Fatihasë-Elhamit është 7
Numri i guralecëve të haxhit është 7
Mineralet kryesore janë 7
Shkenca ka arritur në 7 lloje kryesore të yjeve
Shkenca ka arritur në përfundim se njeriu është krijuar nga 7
Shtimi i të mirave bën sikur 7 kallinj
Gjymtyrët me të cilat bëjmë sexhde janë 7
Tekbiret e Bajrameve janë 7
Ditët e javës janë 7
Kontinentet e botës janë 7
Therja e kurbanit dhe lënia e emrit fëmijës bëhet në ditën e 7-të
Ngjyrat e ylberit janë 7
Në Kur’an janë përmendur 7 qiejt
Në Krishterizëm gjenden 7 sekretet
Dëshmia islame ka 7 fjalë (La ilahe il-lAll-llah Muhammedun resulull-llah)
Hadith.7 persona (grupe) janë nën hijen e Allahut
– Udhëheqësi i drejtë
– Djaloshi i ri që ka bërë ibadet
– Njeriu që zemrën e ka të lidhur për xhami
– Dy persona që janë dashur për Allah
– Njeriun që gruaja me pozitë dhe bukuri e ka ftuar për imoralitet, e ai ka thënë i frikësohem Allahut;
– Njeriu që ka dhëne lëmoshë dhe e ka fshehur atë
– Njeriu që ka përmendur Allahun në vetmi dhe i kanë rrjedhur lotët.

Përktheu: Hoxhë Valdet Kamberi

24Jun/17

Fitër Bajrami

Lajmrim

Dita e parë e Fitër Bajramit është të dielën më 25.06.2017.

Namazi i sabahut falet në ora 04:50,

namazi i Bajramit falet në ora 06:10.

Urime Fitër Bajramin.

24Jun/17

Dita 29

Ajet Kuranor: “Besimtarë janë vetëm ata që i besuan All-llahut, të dërguarit e Tij, e mandej nuk dyshuan dhe për hir të All-llahut luftuan me pasurinë dhe me jetën e tyre. Të tillë janë ata të vërtetit.“ (El-Huxhurat: 15) Continue reading

23Jun/17

Dita 28

Ajet Kuranor: “O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se te Allahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat), e All-llahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë.“(El-Huxhurat: 13). Continue reading

22Jun/17

Dita 27

Ajet Kuranor: „Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në Natën e Kadrit. E ç’të bëri ty të dish se ç’është Nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj! Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit.“ Sure al Kadr Continue reading